Seanca e jashtëzakonshme në Parlamenti ditën e sotme u shoqërua jo vetëm me përplasje verbale dhe shkëmbime akuzash.
Në pamjet e siguruara pas përfundimit të seancës ku u emëruan ministrat e rinj dhe kryeparlamentarja e re, një punonjës i Gardës së Republikës shfaqet duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga një shishe uji e hedhur drejt tij.
Ndërkohë në një tjetër foto shihet Edi Paloka, i cili duket i pa shqetësuar për gjithçka po ndodhte, por me këmbët mbi tavolinë merrej me telefonin.