Vendvarrimet ku u gjetën objektet besohet se datojnë nga dy epoka të ndryshme të historisë së Egjiptit të lashtë. Arkeologët thonë se kanë bërë një zbulim të rëndësishëm pas gjetjes së monedhave të bronzit dhe figurinave të arta në disa tuma të lashta.
Minsitria egjiptiane e antikitetit tha se grupi i ekspertëve zbuloi varret e rreth 60 njerëzve në qytetin port të Damietta, në veri të vendit.
Disa prej tumave datonin prej dinastisë së 26-të egjiptiane që daton nga viti 688 deri në 525 p.e.s. Ndërsa të tjera varre ishin më të reja dhe datonin nga epoka Ptolemaike e viteve 304 deri në 30 p.e.s., thuhet në deklaratë.
Arkeologët thanë se ajo që ishte e veçantë ishin figurina të vogla të arta të gjetura pranë varreve në formë “ba-bird”, që është zogu krahë të shtrira drejt dhe me kokë njeriu.
Imazhet përdoreshin asokohe në varret e periudhës së vonë Ptolemaike. Ekspertët thanë se gjetën dhe figurina që përshkruanin syrin e Horus, zoti i lashtë egjiptian me kokë falkoi.
Figurina e statueta të tilla ishin të preferuara në Egjiptin e lashtë pasi besohej se kishin fuqi mbrojtëse, shkruan rrjeti Daily Express.