Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për ish-kreun e INUK-ut, Zyhdi Dajti. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe organi i akuzës ka kërkuar një vit burg.
Me urdhër të Dajtit, INUK ka prishur, në kundërshtim me ligjin, një vilë dykatëshe në një resort në Kavajë.
Nëse gjendet fajtor nga gjykata, Dajti rrezikon deri në pesë muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.