Me 75 vota pro dhe 4 kundër Elisa Spiropali, është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të kaosit që përfshiu sallën e Kuvendit.
Pasi është votuar si Kryeparlamentare, Spiropali ka mbajtur një fjalim, ndërsa deputetët e opozitës kanë vijuar të godasin tavolinat.
“Flamur një fjalë edhe mund të ma lejoni dhe më pas vijojmë me debatin në sesionin e ri parlamentar”, iu drejtua Spiropali, deputetit Noka.
Spiropali shprehu falenderime dhe mirënjohje që iu besua pozicioni si kryeshërbëtore e Kuvendit.