Pas reshjeve të shiut, kushtet atmosferike në Paris kanë ndryshuar totalisht.
Autoritetet në kryeqytetin francez janë vënë në alarm, sepse temperaturat janë rritur, duke arritur deri në 36 gradë dhe kanë shkaktuar një valë të fort të nxehti.
Temperaturat kaq të larta rrezikojnë të ndikojnë në paraqitjen e atletëve më të mirë në botë, që po konkurrojnë në Lojërat Olimpike, por edhe te njerëzit në rrugët e Parisit.
Organizatorët e eventit njoftuan se janë ndërtuar 1,200 shatërvanë apo çezma nëpër qytet, për të ndihmuar spektatorët dhe turistët që të përballojnë sa më mirë të nxehtin dhe të qëndrojnë të hidratuar.
/a.r