Turbinat me erë dhe panelet diellore kanë tejkaluar karburantet fosile duke prodhuar 30% të energjisë elektrike të Bashkimit Europian në gjysmën e parë të vitit, sipas një raporti.
Prodhimi i energjisë nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit ra me 17% në gjashtë muajt e parë të 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas grupit të ekspertëve për klimën Ember.
Gjithashtu zhvendosja e vazhdueshme nga karburantet ndotëse ka çuar në një të tretën e rënies së emetimeve që nga gjysma e parë e vitit 2022.
“Ne jemi dëshmitarë të një ndryshimi historik në sektorin e energjisë, dhe kjo po ndodh me shpejtësi”, tha Chris Rosslowe, një analist.
Raporti nxori në pah se termocentralet e BE-së digjnin 24% më pak qymyr dhe 14% më pak gaz nga gjysma e parë e 2023 deri në gjysmën e parë të 2024. Ndryshimi vjen pavarësisht nga një rritje e vogël e kërkesës për energji elektrike, pas dy vite rënie si pasojë e pandemisë dhe më pas luftës në Ukrainë.
Europa është ndër ndotësit më të mëdhenj historikë që ka kontribuar për ngrohjen e planetit, por gjithashtu ka disa nga objektivat më ambicioze për të rigjallëruar ekonominë e saj.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, liderët europianë kanë përshpejtuar kalimin drejt burimeve të rinovueshme. Por ndërsa energjia diellore ka lulëzuar, industria e turbinave të erës ka luftuar me inflacionin e lartë.
BE miratoi një kapacitet rekord prej 16.2 GË të kapacitetit të ri të energjisë së erës në vitin 2023, sipas grupit lobues Ëind Poëer Europe, por kjo ishte rreth gjysma e asaj që nevojitej atë vit për të përmbushur objektivat e saj klimatike për fundin e dekadës.
Skenarët e përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tregojnë se pjesa më e madhe e energjisë elektrike e nevojshme për të fuqizuar ekonominë do të vijë nga rrezet e dritës së diellit dhe era.
Raporti Ember zbuloi se 13 shtete anëtare gjeneruan më shumë energji elektrike nga era dhe dielli sesa nga lëndët djegëse fosile në gjysmën e parë të vitit. Gjermania, Belgjika, Hungaria dhe Holanda shënuan një moment historik për herë të parë.