Deputetja Flutura Açka e sheh tashmë të pamundur bashkimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.
Në një intervistë ne “Breaking” në Top News, ajo shprehet se do duhej që të tërhiqeshin përfundimisht Berisha dhe Basha, që ajo i bën përgjegjës për konfliktin, që PD të bashkohej.
“Kam ardhur sa filloj konflikti mes palëve të PD. Tani hendeku mes është aq i madh saqë nuk mund të mendohet bashkimi. Unë kam pasur pritshmëri dhe ëndërr, dëshirë që palët mund të bashkoheshin. Është shumë e vështirë që ky helmim të na pastrohet, por prap duhet të gjendeshin disa koka që dëshirojnë të bashkonin opozitën.