Kiara Tito ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran në sezonin e ri televiziv, në shtator. Ky ka ardhur si një lajm shumë i mirë për ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë në pritje të këtij momenti.
Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, një nga ndjekësit e saj e pyeti direkt nëse ajo do të rikthehet në ekran në shtator.
Përgjigjja e Kiara Tito ishte e qartë dhe entuziaste: “Po”.
Ky lajm ka ngjallur shumë interes dhe spekulime në rrjetet sociale se ku do e shohim Kiarën.
Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës. Për herë të fundit Kiarën e kemi parë në ekran me “Fan Club- DWTS” në fund të vitit që shkoi.