Legjislatura e 10 parlamentare, si kurrë më parë, ka patur disa gra të ulura në karrigen e kryetares së Kuvendit.
Që nga Luljeta Bozo, e cila drejtoi seancën përuruese 3 vite më parë, e duke vazhduar me kryetaren Lindita Nikolla dhe nënkryetaren Ermonela Felaj, Kuvendi ka qenë hegjemoni e grave deputete.
Duket se kjo traditë u ruajt edhe me zgjedhjen e Elisa Spiropalit, e cila do të drejtojë punimet e parlamentit, të paktën deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Ndoshta jo të gjithë e dinë, se ajo ka studiuar në Kanada, Argjentinë, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, duke pasur mbi vete një përvojë të pasur të akademizmit ndërkombëtar.
Spiropali është në mandatin e dytë të përfaqësimit në parlament, sot si deputete e qarkut të Tiranës dhe më herët, e zgjedhur në qarkun e Korçës.
Ajo u bë pjesë e Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe ka mbajtur detyrën e kryetares së FRESSH-it.
Në vitet 2013 – 2015, Elisa Spiropali ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
Në janar 2019, ajo u fut për herë të parë në qeveri, duke shërbyer si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Qënka me eksperiencë shumëkombëshe nderkombëtare e kombëtare.