Ambientet e reja të njësive të trajtimit ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë gati.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu shpërndau pamjet në rrjetet sociale. Këto mjedise sipas ministres janë pajisur me teknologji të fundit dhe do të ofrojnë shërbim për rreth 65 mijë pacientë.
Shërbimi shëndetësor i dializës, toksikologjisë, alergologjisë, dermatologjisë, reumatologjisë dhe hematologjisë tashmë janë pjesë e spitalit qendror në QSUT.