Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, me anë të një postimi në Facebook ka sulmuar deputetin e PS-së, Koço Kokëdhimën.
Gjika ka komentuar lajmet në media se Kokëdhima kërkon të zërë vendin e Gramoz Ruçit si sekretar i përgjithshëm i PS-së, e për këtë ai ka zgjedhur një shprehje nga anët e tij, siç ai thekson: “Kalaja (Gramozi), goditet me top, jo me kakërdhi!”
“Lexoj në shtyp apo mediat online, një betejë të pa shpallur publikisht, për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të PSSH!
Pozicion, të cilin sipas mediave, e synon vetë shoku Koço Kokëdhima!
Nuk dua t’i bëj lajka Gramoz Ruçit, por thjesht dua të kujtoj një shprehje që e përdorim nga anët dhe viset nga kemi origjinën Gramoz Ruçi dhe unë!
Kalaja (Gramozi), goditet me top, jo me Kakërdhi!”, shkruan Gjika.