Çeljeta, e cila rreth 9 vite të jetës së saj i kaloi në emigrim në qytete të ndryshme të Greqisë, rrëfen një eksperiencë negative kur racizmi rëndonte mbi emigrantët shqiptar.
Ajo shprehet se pronarja e vendit ku punonte e cilësoi “shqiptare e pisët” pas një debati.
Sigurisht që reagimi i Çeljetës ishte me të njëjtën monedhë, çka e la të habitur pronaren.
“Kam pasur një vend pune ku ka punuar vetëm një muaj dhe duke qenë se pronari pushoi nga puna shumë njerëz, më duhej të mbaja shumë punë një herësh. Një ditë po i thoja punët që bëra. Unë nuk mund t’i bëja të gjitha njëherësh. Nga debati që pata me të ajo mu drejtua me fjalët ‘gënjeshtare’, ‘shqiptare e pisët’. I thashë edhe unë të njëjtën gjë, ‘greke e pisët’.”-tregoi Çeljeta.
Në rrëfimin e saj ajo tha se mirësjellja është gjëja më e mirë që një njeri mund të ketë, në cilindo shtet që të shkoj një shqiptar, pavarësisht situatave.
Ça lajme K… shkruani?! Nje emigrante, me emer bundre, ne Greqi, po ku? E ka share pronarja dhe e ka share! Hajde Rob Q…! Keshtu shkrime s’kish as ne 90’! Shkoni ne Greqi sot te shikoni Shqiptare! S’dallojne nga Greket, kane te punesuar Greke! Rob Q… Gazetar!