Nis zhgënjyeshëm për Shqipërinë “Paris 2024″\ Konini renditet e 43-ta në qitjen me pistoletë nga 10m

Qitësja shqiptare, Manjola Konini është renditet e 43-ta në disiplinën e qitjes me pistoletë nga 10 metra. Konini ka marrë rezultatin 518-10x, ndërsa në total ishin 45 konkurente.

48-vjeçarja është pjesëmarrëse për herë të parë në Lojërat Olimpike, teksa synon që të bëjë më të mirën, në një eveniment kaq të vështirë.
Arritjet e saj në botën e sportit janë të shumta, vlen të përmendim se është shpallur kampione e Ballkanit për të rinj në distancë 10 dhe 25 metër. Kokini ka treguar veten edhe në Itali, ku ka dalë e para plot 5 herë, sakaq në vendin tonë ka triumfuar 7 herë.  Konini, siç dihet, një periudhë të mirë është stërvitur në Itali.

Lojërat Olimpike janë të programuara të zhvillohen data 26 korrik deri më 11 gusht. Në Paris, do të garojnë mbi 10 mijë sportistë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com