Bilanci i javës/ Rrugorja vendos në pranga 40 shoferë, pezullohen 156 patenta dhe mbi 20 mijë gjoba në vend

Policia rrugore ka bërë publik bilancin e javës që lamë pas ku 40 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga.

Teksa shifra e gjobave është mbi 20 mijë në të gjithë vendin, policia ka bllokuar 156 lele drejtimi, kryesisht për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

– 6123 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1345 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 2105 për parakalime të gabuara;

– 290 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 111 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 229 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

– 9054 për parkim të gabuar;

– 1110 për shkelje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve drejt zonave bregdetare dhe turistike, si dhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve me dronin edukues dhe mjete inteligjente, shërbimet e Policisë Rrugore po intensifikojnë monitorimet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të gjitha akset rrugore nacionale, në qendrat urbane dhe në zonat turistike janë shtuar patrullat e lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave:

Janë pezulluar 156 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 21 593 masa administrative, nga këto:

– 6123 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1345 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 1226 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 2105 për parakalime të gabuara;

– 290 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 111 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 229 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

– 9054 për parkim të gabuar;

– 1110 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Gjithashtu, drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com