Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíd Gunnlaugsson është pyetur në një intervistë për paratë e deponuara në Panama, aty ku nuk kërkohet origjina e tyre. Kjo intervistë u bë pas zbulimit të “Panama Paper”, që deri ato momente nuk ishte publikuar.
Ai u pyet nga televizioni SVT, për kompaninë e quajtur “Wintris”, për të cilën ai thotë se është e deklaruar plotësisht në autoritetet tatimore të Islandës, transmeton Koha.net.
Gunnlaugsson e ndërpret intervistën pas një pasigurie të madhe dhe presioni duke lëvizur në dhomën ku bëhej ajo, duke thënë se nuk i përgatitur për ato pyetje.
“Çka po përpiqeni të bëni këtu? Kjo është plotësisht e papërshtatshme”, thotë ai, teksa zhvendoset në një dhomë tjetër.
Zbulimi “Panama Paper”, që po konsiderohet më i madhi në gazetari ka gjetur 11.5 milionë dokumente, në të cilat përfshihen liderë botëror politikë dhe të jetës publike.
Në dosje përfshihen edhe Vladimir Putin me 2 miliardë dollarë, djali i Kofi Ananit, David Cameron me një kompani të babait të tij, ish-presidenti ukrainas Poroshenko e shumë të tjerë.