5 turistë nga Gjermania kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet, kanë qenë efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet që iu kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë kthyer sërish në Tiranë.
Policia thotë se ka marrë njoftim sot rreth orës 8 të mëngjesit dghe ka organizuar puën për vendodhjen e turistëve dhe më pas i kanë konstatuar në një zonë me terren malor nga ku dhe i kanë transportuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i vijnë në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.
Njoftimi:
Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve.
Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.
Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.