Pasi mazhoranca e majtë mori pushtetin, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë punuar për rigjenerimin e policisë nën sloganin “Policia që duam”.
Për hir të së vërtetës kanë qenë të shpeshta rastet kur policia ka treguar qëndrime evropiane. I tillë është edhe ky punonjës policie i fotografuar pranë hyrjes së Rrugës së Kavajës në kryeqytet, i cili merr për dore një të moshuar për ta kaluar në anën tjetër të rrugës.
Ky veprim u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Tahiri.
“Gjeste të vogla, por me shumë vlerë për policinë në shërbim të qytetarit Policia që duam”, shkruan ministri Tahiri në facebook.