Dashi
Kjo e hënë do të jetë kryesisht pozitive. Mund të mbështeteni në intuitën tuaj, e cila do t’iu ndihmojë të kaloni vështirësitë, gjatë orëve të punës. Në fushën e ndjenjave, duhet të tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit tuaj, pasi kohët e fundit e keni lënë pas dore. Mundohuni të pushoni më shumë natën, pasi keni nevojë të çlodheni.
Demi
Do të ngriheni me humor të keq dhe në gjendje konfuze. Për pasojë nuk do të arrini të përqendroheni ndaj detyrave që ju kërkohen dhe rrezikoni të bëni gabime gjatë orëve të punës. Mundohuni të limitoheni ndaj aktiviteteve rutinë, duke pritur për ditët pasuese për ato që kërkojnë përqendrim më të madh. Situata financiare po kthehet gradualisht në normalitet.
Binjakët
Kjo e hënë nuk do të nisë me këmbën e duhur, rrezikoni të grindeni me një mik apo mike të shtrenjtë, për shkak të një premtimi që nuk e keni mbajtur. Këshillohet të ruani qetësinë, pasi situata mund t’iu dalë nga duart. Gjatë pasdites humori do të jetë i përmirësuar, falë ndihmës së partnerit tuaj. Nëse keni fëmijë, tregoni më shumë vëmendje ndaj tyre, pasi kanë nevojë për ju.
Gaforrja
Dita do të jetë e mbushur me kënaqësi të ndryshme. Orët e punës do të kalojnë pa e kuptuar, por nuk do të nxirrni në pah ndonjë aftësi të veçantë. Raporti me partnerin, do të jetë me ulje ngritje, madje mund të ketë edhe keqkuptime që do të çojnë në debate. Shëndeti nuk do ju krijojë shqetësime të mëdha, por bëni kujdes ndaj asaj që do hani.
Luani
Kjo e hënë premton sukses në çdo gjë që do të bëni. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë moment magjik si në anën profesionale edhe në atë sentimentale. Ata të cilët janë në kërkim të një pune, sot mund të gjejnë diçka që do ju përshtatet plotësisht. Këshillohet që të kalohet më shumë kohë me personat më në moshë të familjes, pasi së fundmi i keni lënë pas dore.
Virgjëresha
Mund të ndeshni jo pak vështirësi në punë. Këshillohet që të tregoni durim dhe të kërkoni ndihmën e kolegëve, pasi ndryshe rrezikoni shumë. Situata financiare nuk është ndër më të mirat, kështu që limitohuni në shpenzime për disa kohë. Raporti me partnerin paraqitet i mirë. Keni nevojë të pushoni më shumë.
Peshorja
Do të zgjoheni me shumë synime të mira, por me kalimin e orëve, do shpërqendroheni nga gjërat me rëndësi, duke u marrë me gjëra të padobishme. Do t’iu duhet të merrni vendime të rëndësishme, por intuita nuk është se premton shumë, ndaj kërkoni ndihmën e personave që keni pranë. Konsumoni fare pak në darkë, keni nevojë të flini mirë.
Akrepi
Do të ndiheni tejet të ndjeshëm dhe nuk do të keni dëshirë as të shihni apo të flisni me ndonjë. Mundohuni të kuptoni motivin e mungesës së rehatisë, pasi vetëm në këtë mënyrë do e kapërceni këtë moment. Investimet duhen evituar plotësisht sot, pasi rrezikoni të humbni para. Bëni mirë t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës tuaj sentimentale.
Shigjetari
Do të nisni një aktivitet të ri dhe kjo gjë ju bën nervozë. Mos u kapni me njerëzit tuaj të dashur, pasi mund të mbeten të zhgënjyer nga sjellja juaj. Nuk ka rëndësi, se sa të zënë jeni me atë që bëni, gjeni gjithmonë mënyrën për t’i kushtuar vëmendjen e duhur personit që doni. Do të merrni një lajm të rëndësishëm në darkë.
Bricjapi
Këshillohet që të mos nisni asnjë aktivitet të ri, limitohuni në bërjen e gjërave të detyrueshme dhe do të shihni se qysh nga e nesërmja gjërat do të ecin më mirë. Kohëve të fundit vendimet tuaja, nuk kanë qenë të pagabueshme, por bëni kujdes, pasi mund të përfshini dhe familjen. Një mundësi e mirë do ju ofrohet gjatë pasdites, ndaj duhet të tregoheni të zotët që mos t’iu ikë.
Ujori
Talenti juaj artistik do të dalë hapur sot dhe njerëzit që ju rrethojnë do e pikasin dhe do ju bëjnë jo pak komplimente. Gjatë pasdites do të takoni një person, i cili do pranojë t’iu mbështesë ekonomikisht në projektet që keni. Në mbrëmje, do të jeni të mbushur me lumturi, për mënyrën si ju ecën gjërat.
Peshqit
Mund të mbeteni të zhgënjyer nga mënyra se si do të ecë një takim i rëndësishëm pune. Mundohuni të mos dorëzoheni, pasi nëse tregoheni të përkushtuar do arrini të realizoni të gjitha projektet tuaja të punës. Ky nuk është një moment i mirë për financat tuaja, por fatmirësisht partneri do mendojë për ju duke organizuar një mbrëmje të paharrueshme.