Një ndër militantët më aktivë të ISIS, Almir Daci, është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Lajmi konfirmohet nga familjarët e Dacit në Leshnicë. Sipas burimeve për “News24”, familjarët e tij tregohen të rezervuar në dhënien e informacioneve të tjera, por thonë se sot kanë marrë lajmin e hidhur.
“Nuk e dimë se ku dhe në ç’rrethana është vrarë”, thotë ata.
Familjarët e Almir Dacit në Leshnicë, pasi marrjes së këtij lajmi kanë hapur dyert e mortit.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohej për rekrutim dhe financim të terrorizmit, propagandë për terrorizëm dhe krime terrorizmi.
Daci madje është shfaqur dhe në një video të ISIS, ku kërcënoheshin vendet e Ballkanit me sulme terroriste.