“Panorama” publikon të tjera SMS private të shkëmbyera në “Facebook” të 23-vjeçares Desara Mançellari me djalin të cilin ajo e ka pasur të dashur për 10 muaj dhe me të cilin është ndarë pak ditë më parë, sipas deklaratëës që ajo vetë ka dhënë në polici.
Në fotot e bëra SMS-ve, dërguar në redaksinë e “Panorama” nga një i afërm i Desarës, shihet një bisedë mes tyre, zhvilluar më 21 Mars, ku Filip Papajani i dërgon foton e një telefoni iPhone Desarës dhe i thotë se këtë e ka blerë vetëm për të, me kursimet e mbledhura muajt e fundit.
“Kam 3 muaj që po rri me 2 mijë-5 mijë lekësha, e ke parë edhe vetë, po mblidhja lekët për të ta blerë ty, doja të ta bëja surprizë por ti s’të len”.
Ndërsa 23-vjeçarja e falenderon, por kërkon ta bëjë të kuptojë që ajo tashmë e ka vendosur dhe e vetmja gjë që do është të ndahen dhe ai ta lërë të qetë.
“Filip faleminderit për xhestin. Por po të pyes prapë cfarë do që të bëj? Nuk dua të jem më me ty”.
Përgjigja e Filipit tregon që ai nuk bindet për ndarje. Ndërsa në një komunikim tjetër, zhvilluar po në Facebook, siguruar nga “Panorama”, shihet se si djali kërkon numrin e Desarës, që duket se kjo e fundit e ka ndërruar për ta lënë të qetë.
“Ej se sjam mirë, ma nis atë m… numër”, i kërkon me ngulm djali.
“Pse të ta nis, të marrësh kot prap nesër e të më nxish jetën nga e para. Un do vras veten Filip burrash se mkeni bo sot të ndihem si plerë edhe kënaqu ti pastaj…s’ta kam besën Filip, të betohem që s’të kam bo kurrë keq, thjesht u lodha e desha të ndahesha, nuk e meritoja këtë”, i përgjigjet Desara.