Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura mes PD dhe PS që mundësojnë votën e emigrantëve dhe mbyllin listat me 1/3, për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka janë pazare mes tyre, ku goditjen më të madhe e kanë marrë partitë e vogla.
Në një intervistë për RTSH 24, Duka tha se me mbylljen e listave partitë e vogla janë të humbura dhe do e kenë shumë të vështirë të marrin qoftë edhe një deputet.
“Listat e mbyllur tregon se deputetët janë që tani në parlament pa u votuar fare. Unë jam kundër draftit të dakordësuar PS-PD, unë flas për lista të hapura. Ajo që të revolton është kjo se u bë një komision për reformën zgjedhore dhe nuk pasi asnjë lloj produkti dhe nga ajo u konvertua në grup dialogu dhe na del një draft që nuk asnjë që e pëlqen. Aty nuk ka më as negociata, por vetëm pazare. Këtu nuk ka më as krah politik, as ideologji, as burrni. Nuk kanë bërë asgjë, por kanë arnuar dy vendimet e Gjykatës Kushtuese, vota e diasporën dhe listat e hapura. Ata jo që si kanë hapur por i kanë mbyllur fare. Partitë e vogla janë të marra fund, ose do dalin më vetë duke e ditur që do humbin. Në minutat e fundit janë marrë vendime për Reformën Zgjedhore prej vitesh tashmë. Asnjë nuk na pyeti dhe nuk e mori mendimin e partive të vogla. Me këto rregulla ose dil nga politika, ose dil më vete por për partitë e vogla është shumë e vështirë”, tha Duka.
Mundësimin e votës së emigrantëve, Duka e shikon si hap mjaft pozitiv, ku shton se ajo nuk mund të ndikohet apo kontrollohet nga partitë. Megjithatë Duka shton se vota e tyre të paktën këto zgjedhje nuk do të jetë faktor.
“Vota e diasporës ishte vendim i mirë, emigrantët duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike te KQZ dhe të bëhet votimi me postë. Do ketë impakt pozitiv, por nuk do ketë ndonjë ndryshim për partitë. Emigrantët nuk manipulohen dot, propaganda do bëjë punën e vetë dhe PS e filloi që me takimet me diasporën, por gjithsesi nuk besoj se janë njerëz që mund të manipulohen dhe kontrollohen. Duhet që të mos ketë më 12 rajone por 3 ose 4 rajone ne mënyrë që t’u jepet mundësi jo vetëm partive të vogla, por edhe partive dhe lëvizjeve të reja politike. PD nuk e ka luksin si PS që të votohet thjeshtë me partinë. PD e ka pasur dikur, por sot nuk e ka këtë luks”, tha Duka.
/a.r