Një shkresë e Lulzim Bashës drejtuar kryetares së Kuvendit ngjall jo pak dyshime për planin e ish-kreut të PD.
Basha ka firmosur dje një kërkesë ku figuron anëtar i Grupit Parlamentar nën drejtimin e Gazment Bardhit, teksa mbështetësit e tij si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka etj janë larguar prej grupit.
Gjithashtu shkresa vë në dukje se Basha ka firmosur si deputet i thjeshtë duke hequr dorë nga pretendimet si kryetar legjitim i Partisë Demokratike.
/a.r