Ergys Kaçe tregoi në dy takimet miqësore të kuqezinjve se është një nga futbollistët që mund të zërë vend pa frikë në formacionin titullar, për të mos thënë se në të ardhmen do të jetë ai lideri i padiskutueshëm i Shqipërisë.
Në intervistën gazmore të dhënë për “Fan Zonë” në “Supersport” Kaçe tregon edhe momentet e sikletshme që ka kaluar në aeroport me PAOK-un, ndërkohë që tregon edhe pëlqimet e tij për filmat, apo edhe tatuazhet që ka në trup.
A i hani kërnackat?
Po.
Cili është filmi yt i preferuar?
Kam shumë filma të preferuar, por mund të zgjedh prej tyre “Hobbit
Nga është e fejuara juaj?
Nga Pogradeci.
A besoni në shprehjen “o korçare, o hiç fare”?
Jo, sepse e fejuara ime nuk është nga Korça, prandaj.
Çfarë do të donit që të ndryshonit te vetja?
Jam shumë nevrik dhe besoj se duhet të ndryshoj pak në këtë aspekt.
Ku do të donit që të jetonit?
Amerika më pëlqen shumë dhe aty do të doja që të jetoja.
Cili është idhulli juaj në jetë?
Nëna ime.
A keni shkruar ndonjëherë në aeroport dhe jeni kujtuar që nuk keni pasur pasaportën me vete?
Po, më ka ndodhur. Një herë kur me PAOK-un duhet të udhëtonim në Europë për një ndeshje të Europa Ligës, kujtoj që nuk e kisha pasaportën. Vajta në shtëpi dhe e mora… Apo… jo, më falni! Ma sollën aty, që të mund të udhëtoja me ekipin.
Sa tatuazhe keni?
Kam të gjithë dorën e majtë dhe disa në trup. Mund të jenë tetë ose nëntë të tillë.
Me kë e keni më të vështirë që të komunikoni në gjuhën shqipe, nga lojtarët e Kombëtares?
Ka disa, janë dy apo tre veta. Më shumë me Gashin. Me të nuk kuptohemi fare. Kur ai flet shqip, më duket sikur po flet arabisht dhe nuk e kuptoj fare (qesh).