Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.
Pasi kanë konsumuar alkool në lokal,ata janë konfliktuar brenda ambjenteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambjenteve të lokalit në grushta e shkelma, derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për ti shpëtuar policisë,e cila pas ndjekjen e kapi dhe arrestoi në kohë rekord 42-vjeçarin Elton Cani.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r