Një blogere italiane Alessia Rizzelli, e cila ka vizituar Shqipërinë muajin e fundit, ka postuar një video tronditëse në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara në rrjetin TikTok, shihen pamjet skandaloze nga liqeni i Komanit., ku mbizotërojnë mbeturinat.
Në video dëgjohet turistja e cila hedh poshtë edhe pretendimin se ndotja është krijuar nga turistët ë papërgjegjshëm, duke shtuar se mes mbeturinave shihet edhe një frigorifer.
Ajo shton se për të kaluar me varkë në këtë pjesë, duhet të fikësh motorin, ose ndryshe rrezikon ta prishësh.
@alessiarizzelli♬ Jealous (feat. Oshea) – Morgan Mowinski