Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka publikuar dokumentin e firmosur një vit më parë nga 32 deputetë opozitarë, përmes të cilës kërkonin hapjen përfundimtare të listave, votimin e diasporës, votim elektronik, ndarjen e Shqipërisë në 3 ose 4 zona elektorale.
Shehi kërkon u kërkon deputetëve koherencë në qëndrimin e tyre, pasi çdo gjë tjetër do të jetë një pazar në shërbim të kryeministrit.
Postimi i kreut të LZHK:
Duke i paraprirë seancës maratonë të Kuvendit, ju vë në dijeni mbi nismën parlamentare, ku bashkë më 32 deputetë të Opozitës, jemi shprehur në parim mbi kërkesat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Reformën Zgjedhore. U kërkoj deputetëve firmëtarë që të mbajnë qendrim të palëkundur nëse kërkojnë ndryshim real! Çdo lëvizje tjetër politike, është pazar që i shërben vetëm Edi Ramës!