Pas një operacioni ndërkombëtar, në 82 shtete janë ushtruar kontrolle kundër aktivitetit të prodhimit të paligjshëm të pijeve alkolike dhe produkteve ushqimore. Në operacion është përfshirë edhe pala shqiptare, e cila ka proceduar 40 subjekte, ka arrestuar 6 persona si dhe ka sekuestruar një sasi të madhe mallrash.
Rezultatet e operacionit në Shqipëri janë
Janë kontrolluar në total rreth 200 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.
– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë
48 828 litra verë
3 870 litra raki rrushi
120 litra birrë Peja
934 litra pije alkoolike të forta si Ëhiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj
203 litra pije energjike B 52 dhe B 2
1990 litra musht rrushi
2640 kg kafe kokërr
83 kg mjaltë
18 000 kokrra vezë
aksesorë voluminoz kantine, etj.
– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale” (Neni 149/a te Kodit Penal), gjithsej 8 subjekte.
– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj (Nenet 172, 174, 179, 180, 190 si dhe 288/a te Kodit Penal) gjithsej 32 subjekte.
– Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona. Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, Është shpallur kërkimi për 1 person.