Sirenat e luftës janë dëgjuar në rrugët e boshatisura të Tajvanit. Ishulli afër Kinës i qeverisur demokratikisht ka kryer një nga stërvitjet më intensive të viteve të fundit, si një përpjekje për të qenë vigjilentë ndaj një pushtimi të mundshëm Kinez.
Pamjet e shpërndara nga ushtria e Tajvanit shfaqin ushtarët tanket duke u vendosur në pozicione taktike me rrjeta kamuflazhi dhe zona pushimi.
Gjatë stërvitjes, policia në Taipei udhëzoi automjetet të lëviznin në anë të rrugëve dhe njerëzve që nuk ishin brenda iu tha të kërkonin strehim. Disa dyqane dhe restorante ulën grilat dhe fikën dritat – hapa që synojnë të reduktojnë rrezikun për t’u bërë shënjestër në rast të një sulmi gjatë natës.
Kina, qeveria e së cilës e sheh Tajvanin si territorin e saj, ka rritur presionin e saj ushtarak gjatë katër viteve të fundit, duke përfshirë fluturimet pothuajse të përditshme të avionëve luftarakë në qiejt përreth ishullit. Presidenti i Tajvanit të cilin Kina e etiketon si “separatist”, hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet dhe thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tyre. Ai ka ofruar vazhdimisht bisedime me Kinën, por është refuzuar.
“Shpresoj se ne mund të vazhdojmë të përmirësojmë fuqinë tonë luftarake, jo vetëm për të siguruar popullin tonë, por edhe për të lejuar botën të shohë vendosmërinë tonë për të mbrojtur vendin”, the Presidenti i Tajvanit personelit ushtarak në bazën ajrore në bregun lindor të Tajvanit.
/a.r