Ishte padyshim një nisje e rrufeshme.
Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë sezon të Premier Ligës ruse, teksa në sfidën e parë të sezonit, me Rubin Kazan ka mundur të sigurojë fitoren 4-2, ndaj Pari NN, ku ishte padyshim protagonist.
“Bomberi” nga Gjilani shënoi në minutën e 5’-të, për të barazuar shifrat në 1 me 1 dhe në minutën e 36’-të asistoi Alexandr Zotov, duke kompletuar përmbysjen e skuadrës së tij, brenda fraksionit të parë të lojës.
Protagonist ishte edhe shqiptari tjetër, Dardan Shabanhaxhaj, i cili asistoi golin e tretë, në minutën e 42’-të, ndërsa shifrat përfundimtar i fiksuarn Tsarukyan e Kabutov, në minutat 71’ e 91’.
Falë kësaj fitoreje skuadra e Rubin Kazan e sheh veten në vendin e 2-të, pas javës së parë të elitës ruse, ku më mirë se ta kanë bërë vetëm kampionët në fuqi të Zenit, të cilët fituan me “poker”, 4-0, ndaj skuadrës së Samara.