Juristja, Brizida Gjikondi foli për rihapjen e dosjes së “21 Janarit” dhe dëshmitë e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i varrë më 21 janar 2013.
Në një lidhje me Skype për ‘Special Report’, ajo tha vendimi i SPAK duhet përshëndetur, pasi dosja ka marrë ritëm.
Sipas juristes, Sali Berisha ka qenë gjithmonë aktiv i ngjarjeve të rënda, pasi është konfliktual dhe vëllavrasës.
“Është për të ardhur keq që ne themi gjithmonë që ka qene Strasburgu ai që i dha drejtim çështjes së 21 Janarit, i dha kohë personazheve si Meta, por dhe si Berisha, që jo vetëm mos të jenë stolin e akuzës, por të bëjnë dhe ironi me njëri-tjetrin dhe të tregojnë me gisht se kush dhe si duhet të dënohen. Mendoj që kjo e SPAK sot ka diçka për të cilën duhet përshëndetur, që është dinamizmi në hetimin e çështjes. Pavarësisht se u vonua 13 vjet, pikërisht para një jave u morë dosja, sot u thirrën akuzuesit që bën të mundur që kjo çështje në Strasburg, bashkëshorten e Aleks Nikës dhe babain e tij, për mua kjo tregon që ka marrë ritëm dosja.
Unë dhe gjithë shqiptarët, duke e njohur se si funksionon Berisha, I cili dhe pse ishte në pension dhe nuk ishte më kryetar partie e bëri lëmsh PD dhe Bashën, jam e bindur që ai ishte hobi i tij për të qenë intelektual, vëllavrasës dhe agresiv për çdo lloj proteste që kanë ndodhur me shqiptarët. Ai ka qene gjithmonë zjarrhedhësi dhe djalli i situatave që kanë ndodhur në Shqipëri. Jam e bindur që më 21 Janar që situate ka qene e marrë direkt në dorë nga garda. Berisha nuk është ai që lë ti ikin këto situata”, u shpreh Gjikondi./