Zyra e IdentiTek në Himarë do të jetë e hapur çdo ditë edhe të shtunën e të dielën, në datat 27-28 Korrik dhe të shtunën 3 gusht. Çdo qytetar që aplikon për letërnjoftim në këtë bashki, ku ka zgjedhje të pjesshme në datën 4 gusht, para datës 1 gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri në 3 gusht, pra nuk do të presin 2 javë.
Ministri i Brendshëm teksa ishte në zyrat e “Identitek”, ku u njoh nga afër me masat e marra për lehtësimin e procesit për të gjithë shtetasit pasi tashmë shërbimet ofrohen edhe ditëve të shtuna, ndërsa për rastet e përshpejtuara, aplikimi mund të bëhet në të gjithë vendin, pavarësisht vendbanimit. Këto ndryshime kanë për qëllim t’ua lehtësojnë procedurën shtetasve që punojnë e jetojnë jashtë vendit dhe janë kthyer në atdhe për pushime.
Ministri Balla vlerësoi angazhimin e kompanisë IdentiTek dhe stafit në këto ditë të nxehta vere, pasi ky ritëm pune do të vijojë edhe përgjatë 3 javëve të para të muajit gusht. Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, IdentiTek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit. Aplikimi me kupon të përshpejtuar ku është rivonim dokumenti mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin. Pra nëse gjendjen civile p.sh. e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument.