Pamjet që shihni në fotot e mëposhtëm janë nga lokali ku ndodhi atentati mafioz me tre të vrarë dhe një të plagosur mesnatën e kaluar në Memaliaj.
Siç shihet dhe nga pamjet, dallohen xhamat e thyer të fasadës së jashtme si dhe njollat e gjakut. Viktimë mbeti Shyqo Kalemi 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, si dhe Gledio Muka, 36 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artur Kalemi 57 vjeç.
Nga fotot kuptohet se Shyqo Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi kanë qenë të ulur në tavolinën e jashtme të lokalit.
Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tyre, teksa nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit. Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.
Artur Çela u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se autorët kanë qenë me një automjet tip “BMW” ngjyrë të zezë. Ata anë ardhur nga qendra e Memaliajt dhe kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Njëri ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt tavolinës ku ishin ulur Shyqo dhe Artur Kalemi.
Pas atentatit mafioz autorët janë larguar drejt Mallakastrës ku kanë djegur automjetin e përdorur në krim në fshatin Bejaj.
Shyqo Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme.
Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemin.
Dyshohet se atentati i mbrëmshëm ka lidhje me sagën e vrasjevë të nisur që prej 11 Qershorit të vitit 2022 ku u ekzekutua Aleksandër Sadikaj në një atentat me eksploziv pranë rrethrrotullimit të TEG dhe që pasoi disa muaj më vonë, më 16 Dhjetor të po atij viti me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë.
/a.r