Faton Hajrizi është vrarë sot nga policia serbe pas një shkëmbimi zjarri.
Një dëshmitar okular ka zbuluar për Kurir dinamikën e ngjarjes, duke treguar se e pa Hajrizin duke dalë nga pylli nga dritarja e banesës së tij.
“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”, tregoi ai.
“Dëgjova sërish të shtëna dhe pashë momentin kur ai ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk kishin pamje të mirë për shkak të barit të lartë më pyetën se ‘a ra, a ra?’”, tha Midorag Kojiç.
Ai më tej tha se e konfirmoi për policinë serbe se njeriu që po e ndiqnin kishte rënë në bar, teksa më vonë, sipas tij, kanë ardhur edhe policë të tjerë.
Hajrizi dyshohet se në mesnatën e të mërkurës ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër në Lloznicë, duke bërë që autoritetet serbe të vendoseshin në kërkim të tij.