Skuadrat shqiptare do të vazhdojnë tashmë rrugëtimin e tyre ndërkombëtar vetëm në Ligën e Konferencës, pasi i kanë dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Por gjithsesi, sfidat e ekipeve që kanë mbetur në garë, do të jenë të shtrira në të tre ditët e mesjavës futbollistike europiane, sa u përket ndeshjeve të turit të dytë të Ligës së Konferencës, ku marrin pjesë.
Sipas kalendarit të publikuar nga UEFA, Ballkani do të luajë ndeshjen e vet të parë të martën, ndërsa Struga dhe Deçiçi do të zbresin në fushë të mërkurën.