Problemi që shkaktoi një “black out” në kompani të ndryshme kritike si linjat ajrore apo banka e linja hekurudhore është rregulluar. Lajmin e bëri të ditur kreu i kompanisë të sigurisë kibernetike, George Kurtz, duke shtuar se disa prej shërbimeve mbeten ende të prekura.
“Ne e dimë se çfarë e shkaktoi “blackout” dhe e kemi zgjidhur problemin. Por mund të duhet pak kohë që disa sisteme të vazhdojnë funksionimin rregullisht”, tha ai. Kjo pasi disa prej sistemeve nuk mund të rregullohen në mënyrë automatike veçse manuale. Shefi i kompanisë së sigurisë kibernetike Crowdstrike, gjithashtu kërkoi falje për ndërprerjen e shkaktuar nga përditësimi i softuerit të saj.
“Na vjen shumë keq për ndikimin që kemi shkaktuar tek klientët, tek udhëtarët, tek këdo që është prekur nga e gjithë kjo, përfshirë kompanitë tona”, tha George Kurtz. Gjithashtu, Microsoft tha se ndërprerja masive në sistemet e IT-së është rregulluar por se disa shërbime janë ende të prekura.