“Me hapjen e arkivës sekrete të diktaturës, njohim më mirë rrënjët tona dhe sfidojmë narrativat e vjetra dhe ecim drejt një të ardhme demokratike”- deklaroi dje gjatë raportimit në seancën plenare të veprimtarisë së AIDSSH, 2023 kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula ndërsa vijoi ekspozimin në detaje të punës voluminoze dhe të pazëvendësueshme që bëhet me hapjen dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit.
Rishqyrtimi historik i policisë politike të Ish-Sigurimi i Shtetit; Modernizimi i arkivës, krijimi i mediatekës. Krijimi i fondeve rreth narrativave familjare, personale, të grupeve të targetuara; Ekspozimi i të vërtetave historike, dhe edukimi përmes ekspozitave, simpoziumeve, aktiviteteve përkujtuese, publikimeve për të rritur dhe fëmijë me temë nga ngjaje të së kaluarës, Platforma digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën- burime arsimore të hapura 1944-1991. Bashkëpunimi me ISKK në fushën e studimit, janë disa nga çështjet kryesore ku u përqendruar raportimi.
Më tej u vijua me çështje si : Për të votuar njerëz të pashantazhueshëm, nxisim verifikimin e detyrueshëm të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie përmes propozimeve në Kodin Zgjedhor, si edhe nxisim përmes udhëzime verifikimi i figurave për dekorim, tituj nderi, apo emërtimin e hapësirave publike nga 61 bashkitë e vendit.
Qasja në politikat e programet rehabilituese dhe ato të kujtesës dhe përkujtimit për grupet e prekura; Hetimet administrative për të siguruar drejtësi për të zhdukurit, dhe heqja e stigmës mbi figura të shquara historike. Përkujtimi përmes memorialëve, si homazh për viktimat dhe nevoja për kujtesë janë sfidat e mëtejshme të Autoritetit. Këto ishin disa prej opinioneve që ceku ajo në fjalën e saj. Tema