Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rodos të Greqisë pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.
Rreth orës 05:30 minuta, automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea.
Viktima është identifikuar si shtetasi Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.
47-vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, por ka humbur jetën. BW