Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të me të afërm e miq të ngushtë.
Përpos urimeve të shumta, ajo që ra në sy ishte veshja që Arilena kishte zgjedhur për këtë ditë të veçantë të saj.
Këngëtarja kishte veshur një fustan rrjetë, tejet provokues, ku ka ekspozuar dhe linjat e saj trupore.
Në rrjetet sociale, ajo që u vu re ishin komentet e shumta negative, ku ndjekësit kishin kritikuar këngëtaren për këtë zgjedhje, pra që kishte zgjedhur një veshje të papërshtatshme për ditëlindje.
Ndërsa disa i vinin në pah dhe luksin e shfrenuar, që sipas tyre nuk e justifikon dot. TEMA