Ndryshimet klimatike\ Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë për të zbutur dëmet

Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të shumëfishohen. Në një raport të posaçëm për Ballkanin Perëndimor për efektin e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim për të zbutur ndikimet e klimës.

Banka vë në dukje se kostot e përshtatjes janë të larta, por nga ana tjetër, përfitimet janë edhe më të larta. Për t’iu kundërvënë rreziqeve në rritje lidhur me ndryshimet klimatike, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha në përshtatje. Kostot e veprimeve dhe investimeve të propozuara për një paketë fillestare përshtatjeje janë 6.0 miliardë dollarë për Shqipërinë, 6.8 miliardë dollarë për Bosnjë dhe Hercegovinën, 2.8 miliardë dollarë për Kosovën, 5.7 miliardë dollarë për Malin e Zi, 6.4 miliardë dollarë për Maqedoninë e Veriut dhe 9.5 miliardë dollarë për Serbinë.

Investimet për adaptimin ndaj klimës gjithashtu mund të çlirojnë potenciale të reja në ekonomi. Investimet në mbrojtjen e klimës do të krijojnë vende të reja pune, do të nxisin aktivitetin e biznesit, lehtësojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe tërheqin investime kapitale qe rrisin më tej produktivitetin e fuqisë punëtore.

Masat e përshtatjes duhen marrë në sektorin e pyjeve dhe të turizmit, pasi përfitimet janë më të larta në këta dy sektorë. Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, estetikën, bujqësinë qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com