Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.
“Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s.
Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.