Gjykata e Vlorës ka lënë në burg me afat 42-vjeçarin, Fiori Tahiraj, drejtuesin e mjetit lundrues që aksidentoi një pushues në Karaburun. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Shën Jani” në Karaburun, një ditë më parë.
Ku pushuesi nga Tirana, një 60-vjeçar u godit nga helika e mjetit lundrues gomone në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë.
60-vjeçari, u transportua në spital ku edhe mori trajtim mjekësor.