Kongresi i Partisë Socialiste është shtyrë për në datën 28 korrik në orën 11:00.
Më herët, kongresi ishte menduar të zhvillohej më 20 korrik, më pas në 27 korrik dhe tani është vendosur të zhvendoset më 28 korrik.
Lajmi për mbledhjen e kongresit u dha nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, të mbledhur më 11 qershor.
Kryesocialisti tha se do të prezantojë edhe platformën e re se si do të zgjedhë kandidatët për deputetë të forcës politike që drejton.
Rama paralajmëroi gjithashtu që treçereku i Asamblesë që do të dalë nga Kongresi i 20 korrikut, do të jenë anëtarë të rinj.