Eurodeputetja rumune Diana Iovanovici Sosoaca i ka ndërprerë fjalimin Ursula von der Leyen në Strasburg teksa në fytyrë mbante një maskë.
Incidenti ndodhi gjatë debatit që i paraprin votimit të kandidaturës së Von der Leyen për një mandat të ri në krye të Komisionit Evropian.
Anëtarja e partisë ultra të djathtë SOS Rumania, tregoi gjithashtu dy ikona të shenjta duke thirrur “ne besojmë në Zot”, përpara se të nxirrej me forcë nga sigurimi në Parlamentin Europian.
E pyetur nga gazetarët se çfarë kërkon nga eurodeputetët, deputetja u përgjigj: “Të dëgjojmë qytetarët”.
“Pse shqetësohen kaq shumë nga një ikonë? Ne jemi të krishterë, në Rumani ka 98% të krishterë. Ne besojmë në Zot. Ne kemi të drejtë të flasim! Ku është e drejta jonë për të folur. Një problem tjetër është komuniteti LGBT, ne nuk duam që fëmijët tanë të konvertohen”, shtoi ajo.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur se e ka marrë këtë masë pasi Sosoacă ka ndërprerë verbalisht folësit tre herë. Në momentin kur eurodeputetja rumune u nxor nga salla, ka ndërhyrë eurodeputetja franceze Valerie Hayer, përfaqësuesja e grupit Renew.