Leonard Luzi, që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u arrestua sot në Spanjë.
Emri i Luzit u përmend një ditë më parë nga Alda Nikolli, në një intervistë.
Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.
Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vërë.
Kishte një kompjuter. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo. Pergatiti Tema