Teksa opozita kërkoi një mocion me debat për fondet në bujqësi, PS ka rrëzuar kërkesën, me motivin që ende nuk është bërë i ditur dokumenti zyrtar për këtë çështje. Nikolla tha se s’mund të ketë debat pa pasur një raport të plotë e transparent nga ana e OLAF-it.
“Nuk po propozoj datë. Por po them deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë. Nuk ka dalë raporti, është konfindencial.”, tha Nikolla.