UEFA ka përzgjedhur të mërkurën 10 ndeshjet me interesante, sipas saj, në Euro 2024. Ndër këto ndeshje është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2 me 2.
Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakle, përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.
Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B, Kroaci-Shqipëri, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol. Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.
Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar (Kliko këtu).