Një ish- luftëtar i UÇK është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë. Bëhet fjalë për Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së. Ai është arrestuar bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po punon me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.
Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, njofton Ministria. A2