Kuvendi sot\ Dy interpelanca me ministret Manastirliu e Denaj dhe Ligji i Luftës me Greqinë

Kuvend Bardhi

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës do të jetë diskutimi për Projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” .

Gjithashtu, në seancën e sotme do të zhvillohen edhe dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho dhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut- Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (lnterreg VI-C) URBACT IV 2021- 2027”.

Në rend të ditës do të jenë edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)” si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi -Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi do të marrë në shqyrtim edhe projektvendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokateve si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” .

Gjithashtu, Kuvendi do të miratojë disa pr/rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com