Inteligjenca e Kosovës konfirmon alarmin e dhënë nga disa politikanë për përpjekjet e Serbisë për të tensionuar situatën. Kryetarja e Komisionit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas takimit prej mbi 2 orësh me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, nënvizoi se ka ende rrezik real për sulme nga grupi terrorist i drejtuar nga krimineli Milan Radoiçiç, që stërvitet në periferi të Novi Pazarit, Kopaunikut dhe Kralevës.
Sa i përket frikës për një konflikti mes ushtrisë së Serbisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, zonja Musliu informoi
Serbia vazhdon të mbetet pa u ndëshkuar për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë. Zyrtarët në Kosovë e konsiderojnë të gabuar këtë qasje të faktorit ndërkombëtar dhe një nxitje për Serbinë që të organizojë sulme të tjera, ndoshta edhe në përmasa më të mëdha.