Banka Europiane e Investimeve do të financojë projektin Vorë-Hani i Hotit me vlerën 100 milion euro. Marrëveshja e financimit u miratua në komisionin e veprimtarive. Zv.ministrja e Infrastrukturës Enkelejda Muça theksoi se trenat në këtë linjë do të qarkullojnë me shpejtësi 120 km në orë dhe do të jenë elektrik. Zv.ministrja e Infrastrukturës tha se aktualisht po gjenden financime për linjën hekurudhore Durrës –Rrogozhinë. Një tjetër projekt me rëndësi është edhe realizimi i projektit Rrogozhinë –Pogradec. Referuar planit te prokurimit per projektin hekurudhor vore – Hani i Hotit është parashikuar të vazhdojë, nga viti 2024 deri ne fillim të vitit 2025, me nënshkrimin e kontratës së punimeve, e cila vijon me zbatimin e punimeve deri në vitin 2030, me një afat zbatimi prej 5 vjetësh. Sot